Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Departamenti i Njësive Speciale

Prezantimi i Departamentit të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës (DNJS)

Misioni dhe Vizioni

Misioni i Departamentit të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës (DNJS) është të sigurojë mbrojtjen e qytetarëve dhe të ruajë rendin publik përmes operacioneve policore të shpejta, efikase dhe profesionale. Vizioni ynë është të jemi departament policore i besueshme, inovative dhe të përkushtuar në luftën kundër terrorizmit dhe kërcënimeve të tjera të sigurisë që rrezikojnë qytetarët dhe Republikën e Kosovës. Ne synojmë të krijojmë një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë, duke u angazhuar për përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve tona operacionale dhe strategjike.

 

Struktura e Departamentit të Njësive Speciale (DNJS)

DNJS për të realizuar misionin e saj është i organizuar në dy Divizione dhe dy Drejtori elitare, të mbështetura nga dy sektorë: Sektori i Vlerësimit të Rrezikut dhe Kërcënimeve, si dhe Sektori i Planifikimit dhe Zhvillimit Operacional. Këto struktura speciale dhe të specializuara janë të dizajnuara për të siguruar një reagim të shpejtë dhe efikas ndaj kërcënimeve të ndryshme, duke mbrojtur kështu sigurinë e qytetarëve dhe stabilitetin e vendit.

 

Divizioni për Sigurinë e Objekteve të Rëndësishme (DSO)

Ky divizion  është i organizuar ne dy drejtori dhe disa njësi është përgjegjës për mbrojtjen e të gjitha ndërtesave presidenciale, qeveritare dhe diplomatike, duke garantuar që këto objekte të jenë të sigurta nga çdo kërcënim potencial. DSO siguron mbikëqyrjen e vazhdueshme, kontrollin e qasjes dhe ndërhyrjen e menjëhershme në raste kërcënimesh.

 

Divizioni i Njësive Speciale (DINJS)

DINJS është strukturë speciale brenda DNJS që përfshin Dy Drejtori dhe dy njësi të specializuara. Drejtoria e Njësive Ajrore (DNJA) drejton operacionet e dronëve dhe anti-dron (NJDA), duke përdorur teknologji të avancuar për të operuar dhe mbrojtur nga kërcënimet ajrore si dhe përgatit projekte për operacionet e ardhshme te PK-së. Ndërsa Drejtoria e Njësive Speciale Operative (DNJSO) është përgjegjëse për operacionet e ndërlikuara në terren duke filluar nga menaxhimi i eventeve publike e deri ne operacionet me rrezikshmëri te larte. DINJS përfshirë edhe Njësinë K9, e cila përdor qen të trajnuar për siguri dhe zbulim te personave dhe materieve te paligjshme, si dhe Njësinë për Trajtimin e Materieve Eksplozive (NJTME), e specializuar në menaxhimin e eksplozivëve.

 

Drejtoritë Elitare të Departamentit të Njësive Speciale

  • Drejtoria për Mbrojtjen e Afërt (DMA)

Është drejtori elitare e Policisë së Kosovës e dedikuar për mbrojtjen e personaliteteve të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë liderët politikë dhe diplomatët. Pjesëtarët e DMA janë të trajnuar dhe pajisur për të garantuar sigurinë dhe integritetin e figurave të mbrojtura në çdo situatë të rrezikshme përmes trajnime të specializuar dhe shkathtësive të avancuara për të përballuar kërcënimet e larta të sigurisë,

  • Drejtoria e Njësive Speciale Intervenuese (DNJSI)

Është drejtori e njësive elitare e Policisë së Kosovës, e specializuar në operacione të rrezikshme anti-terrorizëm dhe ndërhyrje ekstreme. E pajisur me trajnim të avancuar dhe teknologji moderne, DNJSI është e gatshme të reagojë shpejt dhe me precizitet ndaj kërcënimeve që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe shtetit. Anëtarët e saj janë të trajnuar për të përballuar situata kritike, përfshirë neutralizimin e terroristëve dhe operacione të ndërlikuara që kërkojnë efikasitet dhe profesionalizëm të lartë.

 

Trajnimi dhe Shkëmbimi i Ekspertizës

Të gjitha njësitë speciale brenda DNJS gjithashtu angazhohen në programe të rrepta trajnimi, që përfshijnë simulime të situatave reale, stërvitje intensive fizike dhe zhvillim të aftësive teknike dhe teknologjike. Pjesëtarët e njësive speciale përzgjidhen me kujdes dhe kalojnë nëpër një proces të gjatë seleksionimi dhe trajnimi për t’u siguruar që janë të gatshëm të përballojnë sfidat më të vështira.

Përveç angazhimeve të tyre, drejtoritë/njësitet e DNJS organizojnë dhe ofrojnë trajnime për departamentet e tjera policore, agjencitë relevante vendore dhe ndërkombëtare ne fusha te ndryshme te ekspertizës së tyre. Këto trajnime synojnë të forcojnë bashkëpunimin, kapacitetet dhe aftësitë profesionale të institucioneve të ndryshme në përballimin e situatave të ndërlikuara dhe kërcënimeve të sigurisë.

Biografia

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Kosovës

Z. Gazmend HOXHA

https://www.facebook.com/KosovoPolice
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje