Departamenti i Burimeve Njerëzore i Policisë se Kosovës përmes përkrahjes së Programit për Siguri në Kosovë (KSSP) të UNDP-së respektivisht Projektit CIAT të mbështetur nga Qeveria Gjermane për përkrahjen në luftimin e trafikimit të armëve ilegale, është duke zhvilluar Trajnimin e avancuar online në identifikimin e trendëve të trafikimit të armëve në vendet e Ballkanit Perëndimorë dhe Bashkimin Evropian, ndikimi i tyre në fushën e sigurisë së përgjithshme, mundësia e parandalimit dhe konfiskimit. Gjithashtu, trajnimi synon të ngrisë kapacitetet policore dhe njohuritë në fushën e profilizimit të problemit në lidhje me trafikimin ilegal të armëve duke u bazuar në faktorët shtytës dhe tërheqës.