Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Delegacioni nga Policia e Kosovës realizon vizitë studimore në Gjermani

Javën e kaluar një delegacion nga Policia e Kosovës i udhëhequr nga Kolonel Taibe Canolli Brajshori ka realizuar një vizitë studimore zyrtare në landin federativ Berlin dhe Brandenburg në Gjermani. Synimi i vizitës ishte lidhja dhe shkëmbimi i njohurive dhe përvojave në zhvillimin e grave në pozicione drejtuese në polici, duke u fokusuar në mentorimin e grave në Policinë e Shtetit të Brandenburgut dhe në Policinë e Kosovës si dhe shkëmbimi i përvojave në trajnimin dhe avancimin profesional të punonjësve të policisë duke avancuar trajnimet policore dhe ngritur kapacitetet profesionale të Policisë së Kosovës. Në Brandenburg delegacioni kosovar është pritur nga Presidentja e Shkollës së Policisë në Brandenburg znj.Dr.Heike Wagner dhe stafi i saj. Nga presidentja Wagner është dhënë zotimi dhe hapi i parë drejt jetësimit të deklarimit të përbashkët të nënshkruar me datë 22.10.2019 ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Akademisë Policore në Brandenburg
Gjatë kësaj periudhe delegacioni nga Policia e Kosovës është takuar edhe me agjentë special dhe Atashe të FBI të stacionuar në Berlin. Me delegacionin në fjalë është shikuar mundësia e trajnimeve speciale në fushat e ndryshme deri tek ato të ndjeshme të sigurisë siç janë trajnimet e veçanta të sigurisë. Është vizituar edhe Akademia e Policisë në Berlin dhe është shikuar mundësia e shkëmbimit të përvojave policore me akademinë në fjalë si dhe është vizituar stacioni i policisë në Bernau.
 
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje