Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Delegacioni i ekspertëve kundër terrorizmit i BE-së viziton Policinë e Kosovës, pritet nga drejtori i Përgjithshëm i PK-së, z. Rashit Qalaj me bashkëpunëtorë

 

Prishtinë, 4 korrik 2019

Sot në Policinë e Kosovës qëndroi një delegacion ekspertësh kundër terrorizmit të BE-së, të cilët u pritën nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Rashit Qalaj me bashkëpunëtorë të tij.

Temë e diskutimit me ekspertët e BE-së ishte identifikimi i nevojave, si dhe të përpunohen bashkërisht veprimet prioritare të bëra për Kosovën në luftën kundër terrorizmit, parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, si dhe kushtet për zbatimin e tyre dhe mundësitë për mbështetjen nga BE-ja për veprimet prioritare.

Ekspertet nga BE-ja shprehën vlerësimin e lartë për përkushtimin dhe përkrahjen e Kosovës në hartimin e Planit të Përbashkët të Veprimit kundër terrorizmit për Ballkanin Perëndimor, ku angazhimi dhe bashkëpunimi i Kosovës në këtë fushë të rëndësishme u mirëprit edhe nga shtetet anëtare të BE-së.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje