Prizren, 30 prill 2019
Me datën 30 prill 2019, në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, është pritur në vizitë zyrtare ministri i Zhvillimit Rajonal z. Rasim DEMIRI, vizitë kjo e paralajmëruar nga ana e tij, e cila ka të bëjë me bashkëpunimin e ndërsjellë lidhur me situatën e sigurisë në rajonin e Prizrenit.
Gjatë ditës së sotme drejtorin Rajonal kolonel Faton ALIJA e ka vizituar edhe komandanti i Kompanisë së Deminimit në Prizren, major Gëzim SADA me bashkëpunëtorë.
Gjithashtu në vizitë zyrtare ishte kryetari i Komunës së Prizrenit Prof. Dr. Mytaher HASKUKA, zëvendëskryetari Eshref MEMAJ dhe disa nga drejtorët e drejtorive të ndryshme komunale. Me stafin e kryetarit të Prizrenit është vlerësuar funksionimi i një zyre të Policisë në qendër të qytetit në ‘Shatërvan’, të jetë funksionale zyra në stacionin e autobusëve dhe të fillojë punën zyra e Policisë në fshatin Gjonaj të Prizrenit.
Nga ana e drejtorit kolonel Faton ALIJA, mysafirët janë njoftuar me situatën e sigurisë e cila është cilësuar e qetë dhe stabile si dhe masat që janë ndërmarrë kohët e fundit për parandalimin e të gjitha dukurive negative.
Drejtori rajonal i falënderoi të gjithë për vizitën dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.