Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Deklarim i rrejshëm

15.12.2014, Ferizaj
Hetues të sektorit rajonal të hetimeve në Ferizaj, e kanë arrestuar të dyshuarin, B. M. (26 vjeç), me dyshimin e bazuar se i njejti, me qëllim përfitimi, e kishte inskenuar një grabitje me armë.I dyshuari, dje rreth orës 10:00, kishte njoftuar policinë se në rrugën “Ahmet Kaçiku”, derisa po shkonte në bankë për të dorëzuar paratë e qarkullimit ditor nga marketi, të cilin e udhëheqte, ishte sulmuar nga dy persona të armatosur, të cilët, sipas të dyshuarit, i kishin grabitur 4500 euro. Reagimi i shpejtë i hetuesve rajonalë, ka bërë që i dyshuari të zbulohet dhe ta pranojë në tërësi inskenimin e grabitjes. Tek i dyshuari policia ka gjetur 3342 euro, ndërsa ndaj tij policia ka hapur rastin për veprën penale ‘deklarim i rrejshëm’.Me vendim të prokurorit të shtetit rasti me procedurë të rregullt i kalon gjykatës përkatëse. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje