Klinë , 19.03.2014 -Më datë 19.03.2014 rreth orës 02:00 ,pas pranimit pranimit te një informate për disa lëvizje te dyshuara te automjeteve ne fshatin Grabanic,Zajm ka arrit te ndaloj të dyshuarin Haxhi B.(1961). Gjate intervistimit ai ka pranuar se disa persona të pa njohur i kishin lënë në ahurin e tij një lopë.Hetuesit e stacionit polikcor në Klinë kane arrit të identifikojnë, arrestojnë edhe të dyshuarin e dytë shtetasin Bajram J.(1992), për te cilin dyshohet se ka qene i përfshirë në rastin e vjedhjes. I dyshuari i tretë Shani.M.(1983) është kërkuar në shtëpinë e tij por nuk është gjetur dhe policia është në kërkim të tij.Pasi që deri me tani nuk ka ankues në ketë stacion polikcor lidhur me vjedhje të bagëtisë(lopës) , por është konsultuar prokurori shtetit dhe me urdhër te prokurorit janë ndaluar dy të dyshuarit e lartcekur dhe tani hetuesit janë duke i vazhduar hetimet në koordinim edhe me hetuesit e stacionit policor të Pejës për disa raste të vjedhjeve të bagëtive në zonë .