Mitrovicë, 5 qershor 2014 -Njësia rajonale e hetimeve në Mitrovicë, me 5 qershor 2014, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake ka realizuar një urdhër kontroll për bastisje të gjashtë shtëpive dhe objekteve përcjellëse në fshatin Rekë të MitrovicësUrdhër kontrolli për bastisje është mbështetur edhe nga njësi policore të komponetës së EULEX-it në Mitrovicë.Nga gjashtë shtëpitë e bastisura, në pesë nga to ka rezultuar që policia të gjejë dhe të konfiskojë tetë armë dhe municion të llojit të ndryshëm:- dy pushkë automatike AK 47,- dy pushkë gjuetie, – katër pistoleta, – 50 copë fishekë të kalibrit të ndryshëm. Pas gjetjes së këtyre armëve dhe municioneve policia ka shoqëruar në objektet policore pesë persona në cilësi të të dyshuarve, pronarë të shtëpive të bastisura, të cilët u janë nënshtruar procedurave intervistuese hetimore. Pas përfundimit të procedurave me urdhër të prokurorit pesë të dyshuarit lirohen për procedurë të rregullt. Për secilin nga të dyshuarit është iniciuar procedurë për vepër penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armëve’.