Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, në asistim të Njësitit Anti-kontrabandë nga Dogana e Kosovës e ATK me qëllim të luftimit të Ekonomisë jo formale, sot me datë 05.12.2023 kanë ekzekutuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan për bastisje/kontroll në një shtëpi dhe një lokal/biznes në tregun e gjelbër në Gjilan për shkak të dyshimit se aty është duke u kryer vepra penale “Tregti e Ndaluar ”.
• Filtër për cigare ,,Grand “ 8 pako X 50 copë X 200 letra për cigare ,
• Fleta për mbështjelljen e cigareve 110 komplete.
• Duhan i grirë i përpunuar 104 X, 0,500 g.
• Cigare VIP, 77 paketime x 20 cigare .
• Cigare Malboro, 62 pako X 20 cigare.
• Cigare NINE 29 pakoX 20 cigare etj.
Lidhur me rastin janë iniciuar në procedurë të rregullt rastet për “Tregti e Ndaluar” dhe “Shmangie nga Tatimi”, përderisa te gjitha veprimet tjera janë ndërmarr në koordinim me autoritetet kompetente të drejtësisë.