Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Asgjësim apo dëmtim i pasurisë

Prishtinë, 01 shtator 2015 – Sot në ora 16:00, policia ka marrë informacionin se në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë një grup prej 30 – 40 personash, kanë dëmtuar pjesërisht rrethojat e objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.Menjëherë pas informacionit, policia ka dalë në vendin ku është zhvilluar ngjarja dhe njëkohësisht ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve policore me qëllim të ekzaminimit të vendngjarjes, hetimit të rrethanave si dhe identifikimit të personave që kanë kryer aktin.

Ndërkohë që marrë për bazë rrethanat e sipër cekura me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar si asgjësim apo dëmtim i pasurisë.Aktualisht janë duke u kompletuar të gjitha veprimet e nevojshme për të proceduar edhe më tej me hetimin e plotë të rrethanave të rastit.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje