Prizren, 29 janar -Rreth orës 15:25, në rrugën “Shotë Galica”, në sallonin e floktarisë “Edmondi”, ka ndodhur një vjedhje. Denoncuesi i rastit i ka treguar policisë se ai e kishte parë të dyshuarin, një mashkull i vitlindjes 1991, duke vjedhur gjësende nga lokali i tij dhe pas vjedhjes kishte ikur, mirëpo e tërë ngjarja është vërejtur nga një qytetar i rastit, i cili kishte arritur ta ndalojë të dyshuarin e më pas ia dorëzon policisë e cila e ka arrestuar të njëjtin. Gjësendet e vjedhura si: një telefon i llojit “Samsung” dhe 11 euro para i kthehen pronarit ndërsa prokurori i shtetit ka nënshkruar vendimin për masën e arrestit për 48 orë pasi që i dyshuari është përsëritës i veprave penale. Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren e falënderon qytetarin që ka ndihmuar policinë në këtë rast dhe fton të gjithë të tjerët për një bashkëpunim të ngushtë me policinë me qëllim të ruajtjes së jetës, pronës, rendit dhe qetësisë publike.