Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet personi më urdheresë të gjykatës

Gjakovë, 03.09.2021
Policia nga Stacioni policor – Rahovec ditë më radhë ka kërkuar personin L. S. V. i lindur 1998, nga fshati Çifllak KK. Rahovec, vepruar sipas tre urdhëresave dhe ftese të një seance dëgjimore të gjykatës në Rahovec. I njëjtit nuk iu është përgjigjur ftesave deri më sot.
Sot më datë 03.09.2021 i njëjti në përcjellje të avokatit mbrojtës është paraqitur në Stacionin policor – Rahovec dhe është në procedurë të pagesës së dënimeve – gjobave mandatorë, si dhe sot në përcjellje të policisë do të paraqitet para gjykatësit në një seancë dëgjimore të një rasti të mëhershëm.
Policia nga Stacioni policor- Rahovec, ka kontaktuar më policinë nga Stacioni policor Qendra në Prishtinë, kanë shkëmbyer informata dhe del se personi në fjalë kërkohet nga hetuesit lidhur më rastin Lëndim trupor, që ka ndodhur me datën 01.09.2021 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Pas përfundimit të obligimeve ligjore që ka ndaj shtetit, i njëjti do të i dorëzohet në përkujdesje të policisë në Prishtinë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje