Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet personi i shpallur në kërkim dhe i dënuar me vendim gjykate

Prishtinë, 18 mars 2022 – Policia e Rajonit të Prishtinës po vijon punën e saj me qëllim kapjen e personave të implikuar në raste kriminale, veçmas ata të cilët janë shpallur në kërkim dhe të dënuar me vendim gjykate.
Në këtë drejtim veprimet operative të ndërmarra në funksion të angazhimit policor, sot kanë rezultuar me kapjen e një personi i cili deri më sot ishte në arrati, në përpjekje për t’iu shmangur drejtësisë dhe arrestit policor.
Arrestimi u krye në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, me ç’ rast u kap i kërkuari;
​A. D, mashkull, 57 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim nga ana e gjykatës në kohëzgjatje prej një vit e tetë muaj.
I njëjti pas arrestimit është proceduar më tej për përmbushje të dënimit sipas urdhër arrestit të gjykatës.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje