Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet personi i shpallur në kërkim dhe i dënuar me vendim gjykate

Prishtinë, 23 korrik 2021 – Policia e Rajonit të Prishtinës po vijon punën e saj me qëllim kapjen e personave të implikuar në raste kriminale, veçmas ata të cilët janë shpallur në kërkim dhe të dënuar me vendim gjykate.
Në këtë drejtim veprimet operative të ndërmarra në funksion të angazhimit policor, sot kanë rezultuar me kapjen e një personi i cili deri më sot ishte në arrati, në përpjekje për t’iu shmangur drejtësisë dhe arrestit policor.
Rreth orës, 10:00 në Fushë Kosovë, është ndaluar nga policia dhe është arrestuar i kërkuari;
 G. R, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim nga ana
e gjykatës me dy vite e gjashtë muaj.
I njëjti pas arrestimit është proceduar më tej për përmbushje të dënimit, konform urdhër arrestit të gjykatës.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje