Me datën 14 mars 2023, rreth orës 15:40, hetuesit e Stacionit Policor të Suharekës, bazuar në informacionet e mbledhura përmes rrugëve operative, kanë lokalizuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin L. C. (23 vjeçar).
I njëjti ka qenë në kërkim policor për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’ ndërsa arrestimi i tij është bërë në Suharekë, në bazë të URDHËRARRESTIT të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren-dega në Suharekë.
Pas arrestimit të personit të kërkuar, nga njësitet përkatëse policore, i njëjti është dërguar në burgun e Prishtinës, në Hajvali, në vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 1 (një) viti.