Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet personi i kërkuar për ‘vjedhje të rëndë’ në Prizren, dërgohet në vuajtje të dënimit prej 1 vit e gjysmë

Prizren, 2 mars 2023
Me datën 1 mars 2023, rreth orës 13:15 njësitet policore të Stacionit Policor Prizren, bazuar në informacionet e mbledhura përmes rrugëve operative, kanë lokalizuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin A. S. (33 vjeçar).
I njëjti ka qenë në kërkim policor për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’ dhe ‘vjedhje e rëndë në bashkëkryerje’ ndërsa arrestimi i tij është bërë në Prizren, në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.
Pas arrestimit të personit të kërkuar, nga njësitet përkatëse policore i njëjti është dërguar në Burgun e Prishtinës në Hajvali, në vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj për veprën e parë dhe 10 (dhjetë) ditë për veprën e dytë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje