Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjykate

Prishtinë, 11 shtator 2024 – Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Në kontekstin e kësaj, në një operacion të befasishëm që ndërmori policia e kryeqytetit arriti të arrestoj personin e kërkuar, i cili deri sot ishte në arrati.
• L. S, mashkull, 39 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas arrestimit nga ana e policisë u procedua më tej konform urdhëresës së gjykatës, me ç‘rast u dërgua në vuajtje të dënimit prej dy vitesh si gjobë prej tre mijë eurosh.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje