Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet personi i kërkuar, dërgohet në vuajtje të dënimit prej tre vite (3) burgim

Prizren, 17 janar 2025
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, zyrtar policor nga Stacioni Policor Prizren , në vazhdën e implementimit të planit operativ për realizim dhe ekzekutimin e urdhëresave gjyqësore.
Me 17.01.2025,rreth orës 04:10 min në Prizren është arrestuar i kërkuari R.XH 22 vjeçar, m/sh/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar Urdhëresat, Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore ne Prizren, për veprën penale “Tentim vrasje”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej tre vite (3) burgim.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje