Me datën e sotme 25 Nëntor 2022, rreth orës 10:00 Njësiti policor për realizimin e urdhëresave të gjykatës, ka lokalizuar dhe ka arrestuar te dyshuarin D. H ( 63 vjeçar) nga Prizreni.
I njëjti ka qene ne kërkim policor ndërsa arrestimi i tije është bere ne Rr. ‘Mehdi Bardhi’ ne baze te URDHERARREST te lëshuar nga Gjykata Themelore ne Gjakove – Dega Rahovec për shkak te veprës penale ‘Rrezikim i Trafikut Publik’.
Pas arrestimit të personit të kërkuar, nga njësitet përkatëse policore ai është dërguar ne Qendër te Paraburgimit ne Prishtine ne vuajtje te dënimit ne kohëzgjatje prej pese vitesh.