Policia në Prizren pas një pune operativo-taktike dhe një informate inteligjente ka arritur që të arrestojë personin e kërkuar E.XH, mashkull, kosovar, i datëlindjes 1977, person ky që kërkohej ne bazë të urdhëresë me shkrim të Gjykatës Themelore në Prizren. I dënuari kërkohej për veprën penale ‘Shkaktimi i Rrezikut te Përgjithshëm”, “Mbajtja ne pronësi, kontroll dhe posedim te paautorizuar te armeve” si dhe veprën penale “Vrasje ne Tentative”. Me vendim te gjykatës dërgohet në vuajtjen e dënimet me kohe zgjatje prej 4 vite e 100 ditë burg.