Me datën 22.03.2023 rreth orës 19:10 policia rajonale e Ferizajt kishte pranuar një informacion, se në fshatin Bablak të Ferizajt ishte një rast i grabitjes së armatosur.
Fillimisht policët e rendit, e më pas krimteknikët dhe hetuesit rajonal kanë ndalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim te prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishin nisur hetimet. Nga hetimet e para dyshohej se tre persona nën kërcënimin e armës kanë ndaluar një veturë të postës së shpejtë dhe kanë grabitur para në vlerë prej 770 eurove dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Hetuesit rajonal pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, kanë siguruar prova të mjaftueshme dhe kanë identifikuar të dyshuarin e dytë G.I ( M/K ) i moshës 33 vjeçar, i cili me datën 15.08.2023 rreth orës 20:30 është arrestuar në Ferizaj me dyshimin se ka kryer grabitjen.
I dyshuari është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa në kërkim policor mbetet edhe personi i tretë, tashmë i njohur për policinë.