Arrestohet personi i dyshuar për “Falsifikim Parash” në Rajonin e Pejës
Prishtinë, më 20 mars 2025
Sot, pas një hetimi të shpejtë dhe të koordinuar, Policia e Kosovës, konkretisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, ka realizuar një operacion për ndalimin e një personi të dyshuar për falsifikimin e parasë. Hetimi ka filluar pas një denoncimi nga një qytetar i rajonit të Pejës, i cili kishte pranuar një shumë prej 9,000 $ ( nëntë mijë $) dollarësh amerikanë në emër të kthimit të një borxhi për shitblerje veturash.
Pas dyshimeve për autenticitetin e parave, qytetari ka raportuar rastin tek autoritetet kompetente, dhe pas verifikimeve dhe veprimeve hetimore, është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar nga qyteti i Pejës, për të cilin ekzistojnë dyshime se ka kryer veprën penale të “Falsifikimit të Parasë” sipas nenit 296 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Shuma e parave të sekuestruara është 9,000 dollarë amerikanë. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Pejës është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Hetimi është në vazhdim dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur plotësisht rastin. Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente, do të vazhdojë të ndjekë me prioritet çështje të tilla për të garantuar sigurinë dhe integritetin financiar të qytetarëve të vendit.
Uhapšen osumnjičeni “falsifikovanje novca” u regionu Peći
Danas je nakon brze i koordinisane istrage Policija Kosova, odnosno Sektor za istraživanje privrednih zločina, sproveo akciju privođenja osobe osumnjičene za falsifikovanje novca. Istraga je počela po pritužbi jednog građanina regiona Peći, koji je primio iznos od 9,000 $ (devet hiljada $) američkih dolara u zamenu za dug za kupoprodaju automobila.
Nakon sumnje u autentičnost novca, građanin je slučaj prijavio nadležnim organima, a nakon provera i istražnih radnji, identifikovan je i uhapšen osumnjičeni iz grada Peći, za koji postoji sumnja da je izvršio krivično delo „falsifikovanje novca“ iz člana 296 Krivični Kod Republike Kosova (KKRK).
Količina zaplenjenog novca je 9.000 američkih dolara. Osumnjičeni je saslušan u prisustvu advokata i, odlukom tužioca u Peći, određen mu je pritvor od 48 sati.
Istraga je u toku i preduzimaju se sve neophodne radnje da se slučaj potpuno rasvetli. Policija Kosova, u saradnji sa nadležnim tužilaštvom, nastaviće da se bavi ovim pitanjima kao prioritetom kako bi se garantovala bezbednost i finansijski integritet građana zemlje.