Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Podujevës, sot pas pranimit të informatës, se një person i dyshuar posedonte armë zjarri, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë ndërrmarë një operacion bastisjeje në një shtëpi, në fshatin Zakut.
Personit të dyshuar:
-A.Th, mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj:
-një armë zjarri (Zoraki)
Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.