Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet për veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autorizimet publike”

Prizren, 25 shkurt 2022
Më datën 11.02.2022, Polica nga DKA-ja kishte pranuar një video-incizim ku aty shihej se si një arsimtar përdorte forcën fizike ndaj disa nxënësve në shkollën fillore“Anadollu” në Mamushë.
Hetuesit policorë pas një pune hetimore në terren kanë arritur të identifikojnë mësimdhënësin dhe nxënësit e klasës VI/3 ndaj të cilëve është përdorur forca fizike. Fëmijët me urdhër të prokurorit janë intervistuar në prani të prindërve dhe punëtorit të QPS-së .
Më datën 24.02.202 rreth orës 13:00 është shoqëruar në Polici i dyshuari:
•A. K., i datëlindjes 1960 m/t/k
I dyshuari është intervistuar dhe i njëjti deklaroi se nga mosmbajtja e disiplinës së nxënësve, hyrje- daljet në klasë gjatë orës mësimore, ai e kishte humbur durimin dhe në një moment kishte përdorur forcë fizike ndaj disa nxënësve.
Në konsultim me prokurorin e shtetit merret vendim për ndalim policor për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje