Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet njëri nga dy personat e dyshuar për veprën penale ‘grabitje’ të raportuar me datën 5 janar 2015

Mitrovicë, 14 janar 2015Në mbrëmjen e datës 5 janar 2015, në Mitrovicë ishte raportuar rasti i veprës penale ‘grabitje’, ku sipas viktimës së rastit në dyqanin e tij që ndodhet në rrugën “Ahmet Selaci’’ dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës kishin marrë kasafortën me një shumë të hollash prej 30 eurosh. Pas procedimit të vendit të ngjarjes nën autorizimin e prokurorit të rastit hetuesit policorë të sektorit të hetimeve rajonale në Mitrovicë kishin nisur hetimet drejtë zbardhjes së rastit.Ecuria hetimore ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e njërit nga dy të dyshuarit, mashkull 15 vjeçar, i përkatësisë etnike shqiptar, banor i Mitrovicës, shtetas i Republikës së Kosovës, arrestimi i të cilit është bërë sot me 14 janar 2015 në orët e mbrëmjes në Mitrovicë.Identiteti i të dyshuarit për veprën penale ‘grabitje’ po ashtu ka rezultuar të jetë i kërkuar në bazë të një aktvendimi të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, për shqiptim mase edukativo -korrektuese për vepra tjera penale të mëhershme.I dyshuari u është nënshtruar procedurave intervistuese në prani të avokatit mbrojtës dhe zyrtarit të Qendrës për Shërbime Sociale, ndërsa duke pasur parasysh rrethanat e rastit gjykata ka vendosur që i dyshuari fillimisht të dërgohet në Qendrën Korrektuese sipas aktvendimit të mëparshëm .Rrjedha hetimore për veprën penale të ‘grabitjes’ do të vazhdojë edhe më tej drejt identifikimit dhe arrestimit edhe të personit tjetër të dyshuar.

Mitrovicë, 5 janar 2015
Një rast ‘grabitje’ është raportuar mbrëmë të ketë ndodhur në rrugën “Ahmet Selaci” në Mitrovicë, ku policia me urgjencë i është përgjigjur informacionit të pranuar përmes telefonit nga ana e viktimës, të raportuar rreth orës 20:50, të datës 5 janar 2015.Sipas viktimës mashkull shqiptar 23 vjeçar, i cili ndodhej në dyqanin e tij, brenda kishin hyrë dy persona të maskuar, ku nën kërcënimin armës nga viktima kanë marrë kasafortën me një shumë të hollash prej 30 eurosh, e më pas kishin ikur në drejtim të panjohur për viktimën. Mbi bazën e informacioneve fillestare njësitë policore dhe hetuesit rajonalë menjëherë janë vënë në kërkim të personave të dyshuar, si dhe të mbledhjes së informacioneve në lidhshmëri me rastin e grabitjes. Përveç deklaratës së siguruar nga viktima për rrethanat e rastit si dhe përshkrimin e personave të dyshuar, për aç sa viktima ka mundur të paraqesë, policia gjithashtu ka siguruar edhe një deklaratë tjetër nga një person në cilësi të dëshmitarit mbi rrethanat e rastit të grabitjes.
Policia me autorizim të prokurorit ka nisur hetimet drejt zbardhjes së rastit të veprës penale ‘grabitje’. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje