Sot më 06.04.2022 Sektori i Hetimeve Rajonale Gjilan, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka kryer një operacion policor me ku është arrestuar një person me inicialet A.A (1973 ), shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli.
Pas arrestimit, të njëjtit i është kontrolluar vend-qëndrimi i përkohshëm në qytetin e Gjilanit. I njëjti me vendim te prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore Gjilan, është ndaluar për 48 orë. Rasti do të trajtohet në koordinim me institucionet përkatëse.