Vushtrri, 20 dhjetor 2021
Në orët e mbrëmjes së datës 20 dhjetor 2021, policia në Vushtrri, ka arrestuar një person të dyshuar për “Posedim i paautorizuar i substancës së dyshuar narkotike”.
Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri, në kohën kur zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll rutinë automjetin me targa vendore, me ç’ rast gjatë kontrollit të detajuar tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike 0.4 gram dhe një peshore digjitale.
Në cilësi të dyshuarit është arrestuar E. H.,22 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës. Ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ‘Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’