Në orët e mbrëmjes së datës 18 maj 2022, policia në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “ Posedim i paautorizuar i narkotikëve ,substancave psikotrope apo analoge ’’”.
Mbi dyshime të arsyeshme është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar tek i cili gjatë kontrollit i janë ë gjetur dhe sekuestruar dy qese me substancë të dyshuar narkotike me peshë 2.4 gram.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar G. M., 21 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.