Sot nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për veprën vrasje në tentativë, që ka ndodhë me datën 08.01.2023, në lagjen Emshir, në Prishtinë, saktësisht në një lokal ku nga arma e zjarrit është plagosur një person.
Hetuesit rajonal kanë ndërrmarë menjëherë veprime operative e hetimore të cilat kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar, si dhe arrestimin e njërit nga ta.
Personi i arrestuar:
– I. Q, mashkull 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për veprat vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, pasi që të njejtit i janë gjetë dhe sekuestruar:
-një armë zjarri
-një karikator
-14 fishekë dhe
-një thikë.
Hetuesit janë në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati.