Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për vjedhje të shërbimeve në Kaçanik

Me datën 17.03.2023 dhe 25.03.2023, policia e stacionit në Kaçanik kishte pranuar informacionet se në dy raste të ndara në fshatrat Nikaj dhe Duraj të Kaçanikut, një person në dy pika karburanti dyshohet se kishte kryer vjedhjen e shërbimeve.
Njësia e Hetimeve të stacionit në Kaçanik, nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe kishte nisur hetimet.
Policët hetues pas një pune intenzive, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme, të identifikojnë dhe sot, datë 28.03.2023 rreth orës 13:30 të arrestojnë të dyshuarin D.B (M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të shërbimeve.
I dyshuari D.B është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit të tij, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore,ndësra rasti është cilësuar ‘’ Vjedhje e shërbimeve’’.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje