Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për vjedhje të automjetit

Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , me datën 23.08.2021 ka pranuar dy iformacione, se në dy raste të ndara janë vjedhur dy automjete të udhëtarëve , njëri automjet ‘’ VW Golf 2’’, me targa vendore është vjedhur me datën 19.08.2021 në rrugën ‘’Bajram e Gursel Sylejmani ‘’ në Ferizaj dhe tjetri automjet ‘’ Peugeot 208’’ gjithashtu me targa vendore është vjedhur në fshatin Dardani të Ferizajt.
Policia, ka nisur hetimin në kërkim të kryesve të mundshëm të vjedhjes së këtyre dy automjeteve dhe autmjetin Golf 2 e ka gjetur të parkuar në një rrugë të Ferizajt, më pas këtë automjet pas verifikimit të dokumentacionit , i është kthyer pronarit, ndërsa rasti është duke u hetuar për të gjetur kryesit e kësaj vepre penale vjedhje .
Automjetin tjetër ‘’Peugeot 208 ‘’, pasi është iniciuar rasti për vjedhje ,policia nga stacioni policor i Vitisë , kanë arritur ta ndalin në këtë qytet , të cilën e drejtonte një shtetas gjerman , me inicialet M.B , i moshës 43 vjeçar . Pasi i njëjti është kapur në flagrancë me automjetin e vjedhur , është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit nga ana e policisë, i njëjti me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore dërgohet në mbajtje për 48 orë .
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, falenderon stacionin policor për bashkëpunim në kapje të të dyshuarit dhe fton qyetetarët që, për çfardo rasti kriminal të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje