Me date 09/06/2023 rreth orës 16:30, i dyshuari Sh/K kishte kanosur me armë viktimën po ashtu shtetas Kosovar.
Patrulla policore me urgjencë kanë dalë në vend të ngjarjes ku përmes rrugëve operative kanë arrit ta identifikojnë të dyshimtin ku kanë arritur që ta arrestojnë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një armë pistolet e llojit “Zastava” me një karikator dhe dy (2) copë fishek kalibër i pa njohur.
Arma dhe municioni janë konfiskuar si dëshmi për gjykatë.
Nga hetimet e para mësohet se motivet e këtij rasti të jenë pas ankesës së të dyshimtit se viktima e këtij rasti ka shkaktuar zhurmë gjatë disa punimeve ndërtimore që po kryheshin aty.
I dyshimti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore, ndaj tij është bërë testi i alkoolit ku ka rezultuar me 1.36% .
Ndaj të dyshuarit prokurori i shtetit ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë, per veprën penale “Kanosje dhe armë mbajtje pa leje . Rrethanat e këtij rasti janë duke u hetuar.