Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për veprën penale, grabitje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 05.02.2024 në orën 22:20 dhe në orën 22:35, në dy raste të ndara, policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar informatat, se në rrugën ‘’Vëllezrit Gërvalla’’në Ferizaj, në një barnatore dhe në një dyqan frutash, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit kishte tentuar të kryej grabitje të parave, mirëpo këto veprime nuk arrinë ti kryej dhe largohet në drejtim të panjohur.
Ekipe të policisë, policët e rendit, hetuesit policorë të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë ( NJRSH) kanë rrethuar zonën dhe kanë filluar kërkimin e personit të dyshuar, për të dy rastet e grabitjes së mbetur në tentativë, ndërsa janë marrë të gjitha veprimet hetimore rreth ekzaminimit të dy vendeve të ngjarjes nga krimteknikët dhe hetuesit policorë.
Pas një pune intensive hetimore, shikimit të kamerave të sigurisë, provave të gjetura (rrobat e tij), të cilat janë përdorur dhe përputhen me ato që kishte tentuar të kryej grabitjet, hetuesit policorë kanë arritur që të identifikojnë, e më pas kanë arrestuar në shtëpinë e tij, të dyshuarin F.B ( M/K) i moshës 30 vjeçar, i cili është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, konkretisht në sektorin e hetimeve.
I dyshuari F.B, në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga policët hetues dhe me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa është i dyshuar edhe për disa vjedhje tjera që janë në procedurë hetimore.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje