Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për veprën “Lëndim i rëndë trupor”

Prizren, 9 korrik 2021
Më datën 9 korrik 2021, Policia në Prizren kishte pranuar një informacion se në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren, një person ka kërkuar ndihmën mjekësore, pasi kishte marrë lëndime të renda trupore.
Viktima ka marrë ndihmën e parë mjekësore në emergjencën e spitalit e më pas është dërguar me autoambulancë për në QKUK në Prishtinë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Veprimet policore ishin të menjëhershme. Lidhur me rastin është informuar Njësiti i Hetimeve dhe Forenzika të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Sipas dëshmitarëve, rasti kishte ndodhur kur viktima kishte dalë nga një lokal në gjendje të dehur i cili më pas është rrëzuar.
Sektori i hetimeve në Prizren duke punuar me profesionalizëm duke bërë vëzhgimin e kamerave, kanë arritur që përmes rrugëve operative-hetimore të bëjë identifikimin, e më pas arrestimin e të dyshuarit V. K.(viti i lindjes 1999),.
I dyshuari ka qenë duke drejtuar një veturë në kohën kur viktima A G .(viti i lindjes 2002) ka qenë në veturë, në pjesën e përparme, me ç’ rast i dyshuari V K ka frenuar veturën dhe viktima ka rënë nga pjesa e përparme e veturës në tokë, ku edhe ka pësuar lëndime trupore.
Me vendim të prokurorit të shtetit , i dyshuari ndalet në qendrën e ndalimit për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje