Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për veprat: “Përdorim i paautorizuar i armës”,” Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Kanosje me armë zjarri “ në Suharekë

Prizren, 19 maj 2022
Më datën 18.05.2022 në orën 19:39, Ankuesi kishte shkuar në stacionin policor në Suharekë, ku e kishte raportuar rastin se në lagjen e “Baçes së Mushtishtit” komuna e Suharekës, e kishte kanosur me armë zjarri. Viktima deklaron se: Deri te ky rast ka ardhur si pasojë e një marrëveshje civile (gojore) të cilën e kishin bërë në vitin 2021, dhe sipas tij marrëveshja nuk është realizuar ashtu siç është bërë (punimet në shtëpi).
Viktima ka shkuar në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit, aty ka eskaluar situata dhe i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në hapësirë (ajër).
Policia, menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme ligjore, ka kontaktuar të dyshuarin: M.M., të moshës 58 vjeçe, m/sh/k, i cili ka qen kooperativë , ka dorëzuar armën dhe ka pranuar se ka kanosur.
Policia në cilësinë e provave materiale në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka sekuestruar:
• Një pistoletë
• Një gëzhojë
• Dy karikatorë dhe
• 40 copë fishekë
I dyshuari është sjellë në stacionin policor në Suharekë, është intervistuar në lidhje me rastin ku i dyshuari pranon se arma e përdorur është në pronësinë e tij me të cilën e kishte kanosur viktimën. Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori i shtetit dhe urdhër të tij ndalohet për 48 orë. Rasti po hetohet nga hetuesit policorë të stacionit policor në Suharekë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje