Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje në Shtërpcë

Policia e stacionit në Shtërpcë, sot rreth orës 01:15 ka pranuar një informacion se në fshatin Gotovushë të Shtërpcës ka të shtëna me armë zjarri.
Policët i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe janë nisur në drejtim të fshatit Gotovushë dhe kanë arritur që të arrestojnë në vendin e ngjarjes të dyshuarin në gjendje të dehur M.R (M/K) i moshës 50 vjeçar, i cili kishte shtënë disa herë më armë zjarri.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë. Është konfiskuar një armë zjarri automatike dhe sasi e municionit, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje ‘’
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje