Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe armëmbajtje pa leje në Kaçanik

Policia e stacionit në Kaçanik me datën 05.08.2024 rreth orës 21:20 ka pranuar një informacion se në fahatin Kovaçec të Kaçanikut, në një aheng familjar kishte të shtëna me armë të zjarrit.
Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë personin: S.S ( M/K) i moshës 30 vjeçar, tek i cili është gjetur arma, me të cilën dyshohet se ka shtënë gjatë ahengut.
I dyshuari ështé shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë) dhe sasia e municionit.
Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe ” Armëmbajtje pa leje”
Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë. Sa herë që kanë informacione për veprat penale që rrezikojnë jetën e qytetarëve, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje