Mbrëmë, rreth orës 23:10 në fshatin Sojevë të Ferizajt, derisa policët e stacionit ishin në kryerje të detyrës zyrtare në kërkim të një personi të dyshuar, janë penguar, janë ofenduar dhe kanosur nga personi tjetër F.Y (M/K) i moshës 50 vjeçar.
Policët të detyruar nga sjelljet e tij, janë detyruar të arrestojnë dhe ta shoqërojnë në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pasi është testuar me alkooltest ka rezultuar se ishte nën ndikimin e alkoolit, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme. Rasti është cilësuar “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare’’.