Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për lëndim të rëndë trupor në Shtime

Me datën 14.06.2023 rreth orës 23:30 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’De Rada’’ në Shtime është një rast lëndimit të rëndë trupor.
Policët e rendit e më pas edhe hetuesit e stacionit i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes . Nga hetimet e para është mësuar se i dyshuari E.H (M/K) i moshës 27 vjeçar pas një zënke, me një mjet të mprehtë (thikë) i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore personit tjetër A.B ( M/K) i moshës 26 vjeçar, të cilin për ndihmë mjekësore e kanë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
I dyshuari E.H është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Lëndim i rëndë’’
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje