Sot, rreth orës 17:25 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në një lokal afarist në rrugën ” Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj është një rast i kanosjes.
Në lidhje me këtë policia e stacionit në Ferizaj menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet A.S (M/K) i moshës 27 vjeçar, i cili veç demolimit të lokalit, duke i rrëzuar karriget dhe tavolinat i kishte kanosur punëtorët.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Kanosje”