Prishtinë, 17 shkurt 2022– Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar një informatë për një rast të dhunës në familje në Graqanicë.
Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve policor, ai që ka rezultuar me arrestimin një person i dyshuar:
– G. N, mashkull, 70 vjeç.
Pjesë e punës së zyrtarëve të dhunës në familje dhe sektorit të hetimeve, që i janë përgjigjur rastit, ka qenë edhe kontrolli i shtëpisë.
Gjatë kontrollit, në shtëpinë e personit të dyshuar, policia i ka gjetur dhe sekuestruar:
– dy armë zjarri
– katër karikatorë dhe
– 52 fishekë,
Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes. I dyshuari ngarkohet me veprat:
– Dhunë në familje si dhe
– Mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim i pa autorizuar i armëve.