Në kuadër të veprimeve operative që po kryejn zyrtarët policor të Rajonit të Prishtinës, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot nga zyrtarët e stacionit policor Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.
Arrestimi është realizuar mbrëmë në rrugën “Tringë Ismajli” në Prishtinë, pas raportimit të një rasti të dhunës në familje.
Personit të dyshuar i janë gjetur dhe sekuestruar:
– dy armë zjarri.
Ndaj personit të dyshuar në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.
Personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes.