Stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 12:30 ka pranuar një informacion se në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime është një rast i dhunës në familje.
Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka dal në vendin e ngjarjes dhe rreth orës 16:00 ka arrestuar personin me inicialet J.M (M.K) i moshës 33 vjeçar i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet E.M (F/K) e moshës 33 vjeçare e cila kishte pranuar edhe tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor nê Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues të dhunës në familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.