Stacioni policor në Ferizaj, sot rreth orës 08:25 ka pranuar një informacion se në rrugën ” Beteja e Kaçanikut ” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje.
Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet S.D (M.K) i moshës 36 vjeçar, i cili fillimisht kishte kanosur bashkëshorten e tij me inicialet R.D (F/K) e moshës 36 vjeçare, e më pas kishte sulmuar motrën e tij me inicialet Xh.D ( F/K) e moshës 33 vjeçare.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje & Sulmi’.