Stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 23:28 ka pranuar një informacion se, në fshatin Pjetërshticë të Shtimes është në rast i dhunës në familje.
Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dha ka arrestuar personin me inicialet L.G (M.K) i moshës 32 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje për njē veturë, kanos babain e tij me inicialet S.G (M/K) i moshës 61 vjeçar dhe shkakton dëme materiale në garazhin e veturës.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor tê Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore tê Ferizajt është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.