Prishtinë, më 03 qershor 2021
Në vazhdën e hetimeve sipas autorizimit të Prokurorisë kompetente, sot me datë 03.06.2021, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në bashkëpunim me ATK-në, ka arrestuar një person të dyshuar mashkull (viti i lindjes 1967), pronar i një firme.
I njëjti dyshohet se ka kryer transaksione me fatura fiktive.
Ndaj personit të dyshuar prokurori kompetent ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orëve për procedura të mëtejme.