Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person në Shtime për armëmbajtje pa leje

Më datë 26.02.2025, rreth orës 20:20, stacioni policor Shtime ka pranuar një informacion lidhur me posedimin e paautorizuar të një arme zjarri.
Sipas informatave, i dyshuari, së bashku me dy persona të tjerë, ndodhej në një vilë në fshatin Topillë, Shtime, ku ishte vërejtur duke ekspozuar armën.
Njësia e Hetimeve, e mbështetur nga ekipet reaguese dhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Gjatë këtij operacioni, i dyshuari ka tentuar të largojë armën duke e hedhur jashtë rrugës nga automjeti. Pas një kontrolli të zonës nga ana e policisë, arma e zjarrit është gjetur dhe sekuestruar. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.
I dyshuari E. A, 19 vjeç është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, sipas detyrës zyrtare dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar për sigurinë dhe rendin publik dhe inkurajon qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje