Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person në Merdare, dërgohet në vuajtje të dënimit për 1 vit e 15 ditë

Prizren, 26 Tetor 2022
Me datë 26 Tetor 2022, rreth orës 10:30 gjatë kontrollimit të udhëtarëve , në Pikën e kalimit kufitar në Merdare, është has një person (Serb/Shtetas i Republikës së Kosovës) për të cilin kishte dy urdhër arreste.
I njëjti ka qenë në kërkim policor në bazë të dy Urdhër arresteve të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.
I dënuari është marrë nga PKK Merdare dhe me vendim të Qendrës së Burgjeve të Kosovës është transferuar në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë- Veri për vuajtje të dënimit me burgim.
Ai është ndaluar në bazë të dy urdhër arresteve si në vijim:
Urdhër arresti 1. I dënuar me 1 vit burgim për V.P. Kontrabandë me migrant
Urdhër arresti 2. I dënuar me 15 ditë burgim për V.P. Kontrabandë me migrant.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje