Stacioni policor në Kacanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasditën e sotme rreth orës 15:55 ka pranuar një informacion se në rrugën “Qamil Ilazi ” në Kacanik është një rast i dhunës në familje .
Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet F.F (M/K) 66 vjeçar, i cili për shkak të disa mosmarrëveshjeve në familje i kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psikike motrës së tij me inicilaet L.F (F/K) 61 vjecare, duke i shkaktuar lëndime trupore , ku për këtë ka pranuar tretman mjekësorë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kacanik.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit , me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura
të mëtejme hetimore.