Me datën 21.09.2021 rreth orës 15:45, në stacionin policor në Kaçanik është raportuar një rast, se një person i moshës madhore ka shtytë dy persona të mitur meshkuj ( njëri 11 dhe tjetri 12 vjeçar ) të kryejnë vjedhje në shtëpitë e tyre.
Këta dy të mitur, për një periudhë të caktuar për dy muaj, kishin vjedhur në shtëpitë e tyre stoli ari në vlerë rreth 3000 eurove.
Në lidhje më këtë , menjëherë janë angazhuar Njësia e Hetimeve e këtij stacioni dhe kanë indentifikuar personin e dyshuar dhe vendodhjen e tij.
I njëjti është shoqëruar në stacionin policor dhe gjatë intervistës në prani të avokatit mbrojtës, ka pranuar se ka shtytë dy fëmijët të kryejnë vjedhje të stolive të arit në shtëpitë e tyre, duke i shitur pastaj ato në disa lokale të argjendarisë në disa komuna.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë në parandalimin kriminalitet , si dhe apelon te qytetarët që saherë kanë inoformacione të ndryshme për krimin në përgjithësi, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.